Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB priti në takim bashkëpunimi delegacionin Kroat
Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB priti në takim bashkëpunimi delegacionin Kroat

Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB priti në takim bashkëpunimi delegacionin Kroat

Krijuar në datën 01/27/2023

Prishtinë, 26 Janar 2023

E koordinuar nga Ambasada e Kosovës në Republikën e Kroacisë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB priti në takim bashkëpunimi delegacionin nga parlamenti Kroat dhe përfaqësues të kompanive nga fushë veprimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga fatkeqësitë.

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm i AME-së  Shefki ABDULLAHU, i shoqëruar nga stafi i përveç mirë se ardhjes në fjalën hyrëse , para të pranishmëve prezantoi shkurtimisht organizimin dhe fushëveprimin e Agjencisë , ndërsa nga pala Kroate, znj. Ermina Lekaj Përlaskaj në cilësinë e koordinatores së kësaj vizite dhe në cilësinë e përfaqësueses deputete e Parlamentit Kroat e cila përfaqëson pakicat , u prezantua përfaqësimi nga pala Kroate dhe qëllimi i vizitës Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB.

Me prezencën e tyre dhe peshën specifike të mundësive për bashkëpunim të mundshëm takimi i dhanë edhe Nënkryetari i Parlamentit Kroat z. Sanader dhe drejtuesi kryesor i Shërbimit të Zjarrfikësve Shpëtues në Republikën e Kroacisë z. Tucakoviq, të cilët pa rezervë shprehën vullnetit dhe gatishmërinë të iniciojnë forma të bashkëpunimit konkret në mes dy vendeve nga fushë veprimi i menaxhimit emergjent. Ndërsa nga përfaqësues të kompanive nga fushëveprimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit EBC, u shpalosën produktet me origjinë nga shteti Kroat e të cilat kanë pranueshmëri dhe aplikim në BE dhe nivel rajonal, për të cilat produkte SHZSH dhe Reagues të KSH në Kosovë janë të domosdoshme.

Takimin dy palësh u përmbyll me zotimet reciproke se ky inicim duhet intensifikuar përmes marrëveshjeve dhe këmbimeve ndërshtetërore dhe ndër institucionesh , për rritje dhe zhvillim me qëllim të përmbushjes së detyrimeve që institucionet kanë brenda fushëveprimit dhe mandatit ligjor.